Gjatë një kontrolli për drogë në një lokal në Leposaviq është sekuestruar një veturë zyrtare.
Një veturë zyrtare që vozitej nga djali i një zyrtari komunal është sekuesruar në Leposaviq gjatë një kontrolli të policisë për drogë në një lokal.
Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar prokurorja e Mitrovicës Zejnie Kela.
“Vetura zyrtare është sekuestruar pasi që ka qenë duke u vozitur nga një familjar i zyrtarit komunal të Zveçanit, i cili nuk ka qenë zyrtar komunal”, tha Kela.
Sekuestrimi ndodhi, pasi policia e antidrogës ne Mitrovicën e Veriut me urdhër te gjykatës kanë bastisur një lokal në Leposaviq nën dyshimin për posedim dhe shitje të narkotikëve.
Gjatë këtij aksioni hetuesit e antidrogës kanë qenë të shoqëruar edhe nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës.
Ne parkingun e lokalit që kontrolluan hetuesit policorë kanë parë një veturë pa targa, të cilën pasi e kanë kontrolluar e kanë marrë veshe se ishte veturë zyrtare.
Targat zyrtare kësaj veture i ishin fshehur në bagazh.
KALLXO.com gjithashtu mëson se personi me inicialet A. M., i cili ka qenë duke e vozitur veturën është i njohur për policinë për raste të tjera kriminale./kallxo.com


Gjykata ia cakton Gjestit 30 ditë paraburgim
Rama: Parlamenti do të votojë shpalljen e Iranit si shtet sp...
Konfiskohen aparate lojërash fati dhe mbyllet lokal i paligj...
Haxhiu: Heqja e fusnotës, hap i rëndësishëm për Kosovën
Ylli i madh i Galatasarayt bëhet prioritet i Barcelonës
Forcat e mbrojtjes së NATO-s neutralizojnë raketën e tretë i...