Me iniciativë të prindërve të B.Y, 19-vjeçare, e cila për shkak të kërcënimeve nga fejuari i saj përfundoi në vetëvrasje, të premtën do të organizohet protestë nga ora 12:00 para Gjykatës Themelore në Mitrovicë.
“Përmes protestës ne iu bëjmë thirrje institucioneve gjegjëse që ta trajtojnë drejt dhe me prioritet rastin e Betinës dhe t’i jap ndëshkim meritor personit që e shtyri drejt vdekjes atë. Dhuna sistematike të cilën e ka përjetuar Betina është një nga realitetet me të frikshme të cilën e jetojnë shumë vajza e gra në Kosovë, dhunë kjo e cila ushqehet nga të gjitha institucionet publike e private që vazhdojnë ta normalizojnë dhe amnistojnë dhunën me bazë gjinore”, thuhet në komunikatën drejtuar medieve nga aktivistja Neri Ferizi.
“Ky sistem e kjo mendësi duhet të ndryshojë. Andaj, ne ngrihemi në këmbë të premtën për të kërkuar drejtësi për Betinën dhe siguri për të gjitha vajzat dhe gratë në Kosovë. Mos të dodhë më edhe një vetëvrasje, mos të tolerojmë më as edhe një kërcënim ndaj vajzave, mos të humbet as edhe një jetë më shumë”, vijon më tej komunikata.
Protesta do të mbahet para Gjykatës Themelore në Mitrovicë, nga ora 12:00 me datë 16 shtator. /arbresh.info/
KRU Prishtina paralajmëron masa ndëshkuese ndaj borxhlinjëve
Njolla të kuqe në dhomë- Pamje tronditëse nga hoteli ku grua...
BQK pret misionin e FMN-së për vlerësimin e zhvillimeve ekon...
46 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Pagat e gjyqtarëve, Rama: Shoqata e gjyqtarëve sillet si par...
Protestë të premten kundër shtrenjtimit të energjisë elektri...