Vezët iu janë kthyer bumerang Vetëvendosjes. Dikur ato ishin “specialitet” i Lëvizjes Vetëvendosje, i përdorur nëpër aksionet e tyre të ndryshme, por se të premten në Gjilan, ka ndodhur që njëra prej zyrave të kësaj Lëvizje, të sulmohet pikërisht me vezë.
Vezë janë hedhur në drejtim të zyrës së Vetëvendosjes në lagjen “Arbëria” të Gjilanit, ndërsa një vezë e pathyer, i është lënë para hyrjes, e në të cilën vezë ishte i shkruar emri “Ismajl Kurteshi”, që le të kuptohet si “porosi”, pasi Kurteshi është kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh edhe kandidat për kryetar komune në zgjedhjet e 3 nëntorit.
Vet Kurteshi e ka dënuar këtë akt si vandal, Ai ka thënë për Portalin 2lonline, se kjo ishte tentativë për të thyer zyret e Lëvizjes Vetëvendosje në këtë pikë, por se nuk mund ta thyejnë asnjëherë vullnetin e qytetarëve për të bërë ndryshime.
Ai tha se ky akt vandal është i dëmshëm për Gjilan para fushatës zgjedhore. Kurtesi i ka ftuar të gjithë të garojnë me vlera, me ide, me programe dhe jo të sulmohen të tjerët.
AI tha se nuk po e drejton gishtin në drejtim të askujt por se me këto akte dëmtohet imazhi i Gjilanit.
Ndërsa, aktivisti tjetër i Vetëvendosjes nga kjo lagje, Ardian Azemi ka thënë për 2lonline, se kanë lajmëruar policinë dhe ka kërkuar nga organet kompetente të gjendet sulmuesit. Ai tha se nuk prejudikon se kush mund të ketë kryer aktin, por vetëm tha se kohëve të fundit ka pas aderime të mëdha të qytetarëve të kësaj lagje në Vetëvendosje dhe kjo mund të jetë vlerësuar si pengesë për dikë.
Dy të plagosurat në Majac të Podujevës në rrezik për jetë
Tragjedia në Podujevë: Një i vrarë dhe dy të plagosura
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kërkojnë respektim të gjuh...
Bilanci paraprak i dhunës në protestë, 4 efektivë policie të...
Prokuroria konfirmon vrasjen e një personi në Majac të Poduj...
“Mervan Bejtullahu në skenë sërish për Dukagjinin”, Prishtin...