Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur konferencë për media rreth mospjesëmarrjes së deputetëve të kësaj partie në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku do diskutohej lidhur me furnizimin me tekste shkollore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe të mesëm të ulët.
Luan Gola nga Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur arsyet e mos pjesëmarrjes së Grupit Parlamentar të kësaj partie, raporton Arbresh.info.
Sipas tij, VV nuk mund të marrë pjesë në një seancë, ku mënyra e përpilimit të tekstit të thirrjes së seancës së jashtëzakonshme, ishte tendencioze, duke e quajtur dështim fillimi i mësimit në Kosovë.
“Në seancën e sotshme nuk kemi marre pjesë për arsye të vetë përpilimit të tekstit për thirrjen e kësaj seance të jashtëzakonshme, pra ‘Dështimi i fillimit të mësimit në Kosovë. Nuk ka dështim por ka ndalje të keqpërdorimit, nuk është vërtetuar ende se a ka dështuar çështja e librave apo ishte ndalim I hajnisë. Cilësimi I tillë nuk mund të mbledh pozitën, sepse nuk ka dështuar asgjë”, tha Gola në konferencë./Arbresh.info/
Mblidhet sot Kuvendi i Shqipërisë
Zelensky: Bisedimet për Ukrainën nuk mund të presin deri pas...
Aksident i rëndë në Danimarkë/ Dy trena përplasen mes tyre n...
E dhimbshme: Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së në Vusht...
Vuçiq bisedë me Von der Leyen: Serbia, e përkushtuar për për...
SHBA bllokon 31 anije, rriten tensionet me Iranin