Lëvizja Vetëvendosje ka shprehur solidaritet me të lënduarit nga tërmeti që ndodhi pasdite në Shqipëri.
Tërmeti i fuqishëm që tronditi Durrësin dhe Tiranën ka lënduar dhjetëra njerëz e ka dëmtuar rëndë disa objekte banesore.
Lëvizja VETËVENDOSJE, shpreh solidaritetin e saj me Shqipërinë, veçanërisht me njerëzit që janë prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.
“Shpresojmë që të lënduarit të bëhen mirë sa më shpejt, e sigurisht që edhe mbështetësit tanë do të bashkohen në mbështetje e ndihmë për bashkëkombësit tanë, sapo të merren vesh se cilat janë përmasat e dëmeve ekonomike e pronësore, dhe nevojat urgjente”, ka shkruar në faqen zyrtare në Facebook kjo parti.
Ndryshe, së fundi edhe dy dridhje kanë ndodhur në Shqipëri, duke e çuar në pesë numrin e tyre këtë të shtunë.
Sipas Earthquake.usgs.gov, dridhjet e tokës janë hetuar në Kosovë, Itali, Bullgari, Bosnjë, Serbi, Kroaci, Greqi, Maqedoni Veriore dhe Mal të Zi.
Osmani solidarizohet me Trump dhe Zonjën e Parë: Sulm qyqar,...
Sulmi i armatosur, Trump publikon pamjet e kamerave të sigur...
Rama dënon sulmin e armatosur në eventin ku ndodhej Trump: G...
“Kujdes me këto postimet”, Elijona dhe Klodi vaz...
Ekipi i FSK-së udhëton drejt Gazës
Arrestohet një person i dyshuar për disa vjedhje të rënda në...