Aktivistë të Vetëvendosjes kanë nisur sot një aksion të shpërndarjes së billbordeve nëpër rrugët kryesore të Prishtinës me fotot e pushimeve të Endrit Thaçit, djalit të Presidentit. Sipas tyre, derisa djali i Shefit të Shtetit shëtit nëpër vende të botës në Kosovës ekziston mjerim i përditshëm.
Fotot e pushimeve të Endrit Thaçit, djalit të Presidentit, janë shpërndarë sot nëpër rrugët e Prishtinës. Këtë e kanë bërë aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kanë thënë se në Kosovë ekziston mjerim.
Aktiviteti i tyre është zhvilluar në qendër të Prishtinës derisa askush nuk i ka penguar. Kanë treguar se fotot e Endritit do t’i vendosin në gjashtë pikat kryesore të kryeqytetit, shkruan gazeta express.
Endrit Thaçi kishte publikuar kohë më parë fotografi të udhëtimeve jashtë shtetit, përfshirë edhe udhëtimet e tij në SHBA.
Zyrtarët e VV’së vazhdimisht kanë bërë publike jetën e kundërshtarëve të tyre politikë. Nuk dihet nëse tash e tutje do të merren edhe me jetën private të krahut të Dardan Molliqajt e Shpend Ahmetit./Express/

Mbyllet pa fitues sfida mes Prishtinës dhe Dukagjinit
Bllokada e porteve iraniane hyn në fuqi
Rama këshilla për operatorët turistikë: Kujdes me çmimet, mu...
Ky është paralajmërimi për anijet që shkelin bllokadën ameri...
Gjyqtari slloven ndanë drejtësinë në sfidën Bayern – R...
Zgjedhjet në Hungari, reagon Rama: I uroj gjithë të mirat mi...