Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka marrë statusin e një partie politike.
Ditë më parë Lëvizja Vetëvendosje ka aplikuar për kalimin nga statusi i iniciativës qytetare në statusin e partisë politike, duke dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm në Komisionin Qendror Zgjedhor.
Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ Adnan Rrustemi e ka konfirmuar për Arbresh.info se kjo Lëvizje tashmë është e regjistruar ne KQZ.
“Lëvizja është regjistrua në KQZ në mbledhjen e sotme”, është shprehur ai.
Arsyeja e një veprimi të tillë të VV-së, është për shkak se ligji ua pamundëson iniciativave qytetare koalicionet parazgjedhore.
Kosova tashmë ka hyrë në një proces zgjedhor, pasi legjislativi rrëzoi Qeverinë, përmes mocionit të mos besimit të iniciuar nga partitë opozitare.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, një ditë më parë vendosi 11 qershorin si datë të zgjedhjeve të parakohshme nacionale, pas konsultimit me partitë politike./Arbresh.info

Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...
Parashikimi i motit – Mjegull në fundjavë dhe ditëve të para...
Bologna në finalen e Superkupës së Italisë, fiton dramën nda...
Shkretëtira e Arabisë Saudite zbardhet nga dëbora
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...
Festat festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë ...