Vetëvendosje: Probleme të shumta po e përcjellin arsimin

12:47 | 14 Shkurt 2019

Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar tryezë profesionale për arsimin.

Deputetja Arbërie Nagavci nga LVV ka thënë se do të mbahen katër tyreza lidhur me arsimin.

“Licencimi i mësimdhënësve, vështiëristë në implementimin e kurrikulës së re, bashkrendimi i prioriteteve të shkollës me prioritetet komunale, vështirësitë në arsimin, e probleme të tjera janë këto që po e rrethojnë arsimin. Sot do të flasim për menaxhimin e arsimit”, ka thënë ajo.

Dukagjin Pupovci njohës i çështjeve të arsimit ka thënë se sistemi i arsimit parauniversitar është i decentralizuar.

“Punësimi i stafit mësimor dhe emërimi i drejtorëve paraqt njërin nga sistemet më problematike të sistemit të arsimit. Kultura klienteliste bënë të mundur që punësimi në nivelin lokal të shfrytëzpohet për t’i punësuar rrethin familjar. Një e vërtetë e dhimbshme me të cilën përballemi është cilësia e arsimit që luan rol me rastin e votuesve. Nuk kam dëgjuar që një drejtor shkolle është shkarkuar për shkak të cilësisë së rezultateve në teste. Shumica e kryetarëve të komunave ndihen shumë komod edhe nëse rezultati në testet nuk është i duhuri sepse nuk është rast përcaktues për zgjedhje drejtori. Kemi ligje të mira edhe tani por mbetet të shihet se në çmas do të miratohet një udhëzim administratitv që është i duhuri. Inspektoriati është privuar nga mundësia që të hyjë në hetime por tani e ka këtë mundësi”, ka thënë ai.

Sipas Pupovcit kordinatorët e cilësisë janë të rëndësishëm në arsim.

“Ata janë emëruar në një numër të madh të shkollave dhe shpeshherë kordinatorët e cilësisë po emërohen mësimëdhënësit që nuk kanë orë të mjaftueshme me qëllim që të iu plotësohen këto orë. Por në fakt koordinator duhet të jenë mësimdhënësit më mirë të shkollës. Procesi i emërimit të koordinatorëve duhet të vazhdoj por të vihet në kontroll”, ka thënë ai.

Problem tjetër sipas Pupovcit janë edhe pakësimi i nxënësve në zonat rurale.

“E gjithë kjo është për shkak të shpërnguljes. 450 mijë fëmijë në vitin 2007/-08 ndërsa në vitin 2017/18 350 mijë fëmijë në shkolla të arsimit parauniversitar. Me ni anë kemi zvogëlim të nzënësve ndërsa në anën tjetër rritje të personelit mësimor. Një zgjedhje do të ishte mbyllja e paraleleve të ndara duke e zovgëluar stafin. Po ashtu me rastin e pensionimit të mos mbushen me doemos ato paralele por të riorganizohen mësimdhënësit”, ka thënë ai duke shtuar që kur të bëhen ndryshimet legjislative të bëhet centralizimi i arsimit të lartë.

“Secila komunë ta menaxhoj një gjimnaz dhe një shkollë të lartë. Kjo mundëson edhe lëvizjen e nxënësve nga një komunë në tjetrën. Në një sistem të tillë do të ndihmonte edhe në rregullim të cilësisë”, ka thënë ai./arbresh.info

�#LIVE Lëvizja Vetëvendosje organizon tryezë profesionale për arsimin

?#LIVE Lëvizja Vetëvendosje organizon tryezë profesionale për arsimin

Publiée par Arbresh.info sur Jeudi 14 février 2019

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara