Subjekti më i madh opozitar në vend, Lëvizja Vetëvendosje po shënon sot 10-vjetorin e themelimit.
Kjo lëvizje ka organizuar në sheshin “Zahir Pajaziti”, një ekspozitë me shumë fletushka, gazeta e fotografi nga aksionet e protestat si dhe veprimtaritë e tjera politike të saj ndër vite.
Përmes kësaj ekspozite, qytetarët kanë mundur të njihen me historinë dhe ecjen e këtij subjekti gjatë ekzistencës në skenën politike.
Ndërkohë, para pak minutash në amfiteatrin e sheshit “Zahir Pajaziti” ka nisur një manifestim publik, ku do të mbahen fjalime dhe do të shfaqet edhe një dokumentar për 10-vjetorin e kësaj lëvizje, i cili do të pasohet nga një koncert.
Manifestimi po transmetohet direkt në KTV, si hapësirë e sponsorizuar.
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...