Në një deklaratë për portalin Koha.net, Vetëvendosje ka bërë të ditur se në bazë të informacioneve brenda PDK-së, disa grupe të caktuara të kësaj partie, kanë paguar njerëz për të shpërndarë këto afishe.
“Është interesante se si ata që po negociojnë me Serbinë e Vuqiqit, pra me pasardhësit e Millosheviqit dhe me udhëheqësit e Arkanit, po e akuzojnë Lëvizjen VETËVENDOSJE! për ngjashmëri me Arkanin. Ata që po ia japin Serbisë një republikë serbe brenda Kosovës, po bëjnë krahasime të tilla absurde”, thuhet në deklaratën e Vetëvendosjes.
“Ne kemi informacione nga brenda PDK-së që grupe të caktuara në PDK, të lidhura me klanin pronto, po paguajnë njerëz për të shpërndarë këto afishe. Fakti që PDK nuk po ka guxim t’i realizoj këto aktivitete publikisht (ashtu siç i ka bërë Lëvizja VETËVENDOSJE! gjithmonë aktivitetet e saj), flet për një frikë dhe panik të madhe. Pushteti po e sheh që fundin e ka shumë afër dhe prandaj gjithë kjo panik”.
“Liria ka Emër” merr mbështetjen e Ali Ahmetit për marshin e...
Zelenskyy thotë se SHBA ka vendosur një afat deri në qershor...
MAPL-ja sqarohet mbi logot me motive serbe, në komunat verio...
Prishtina dhe Drita marrin nga tri pikë, barazojnë Drenica e...
Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, gjendet i...
Bordi i Paqes raportohet se do të mblidhet më 19 shkurt – ta...