Vetëvendosje në një konferencë për medie ka ngritur shqetësimin se provimin me shkrim për noterë e kanë kaluar familjarë të politikave e militantë të partive.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka thënë se rritja e numrit të noterëve duket se i ka konvenuar dikujt.
“Në kohën kur është miratuar në Kuvend ligji për noterim, ministri aktual promovonte ndryshimin se Kosovës po i shtohen noterë të rinjë e tani po shihet pse Tahirit i kanë interesuar kaq shumë. Ne jemi të vetëdijshëm që në mesin e tyre ka edhe nga ata se e kanë kaluar në baza profesionale por nga ajo që kemi parë nëpër medie , aty ka zyrtarë që punojnë në ministrinë e Drejtësisë, militantë partiak”, ka thënë Haxhiu.
Ajo ka përmendur disa nga personat e afërt me politikën që kanë kaluar këtë test.
“Bashkëshortja e Ramiz Lladrovit apo e Hajredin Kuqit, kushëriri i Kadri Veselit, militantë të PDK-së, këshilltarja e ministrit të drejtësisë, zyrtarë të kësaj ministrie “, ka thënë ajo.
E Haxhiu ka thënë se këta noter do t’iu duhen politikaneve më vonë.
“Këtu nuk është çështja kryesore dhënie e këtyre licencave por edhe përdorimi i tyre më vonë në punët e pista të tyre”, ka shtuar Haxhiu.
Ndërsa deputetja, Fitore Pacolli ka thënë Kosovës i janë ripërsëritur kushtet për liberalizim.
“Qeveritarët hodhën kritika ndaj BE-së për çështje selektive në çështjen e liberalizimit të vizave, 3 kushtet e fundit të Francës për Kosovën krimin e organizuar, terrorizmin dhe migrimin ilegal e që nuk janë kushte të reja dilema është thelluar edhe më tepër”, ka thënë ajo.
Pacolli ka përmendur disa raste gjyqësore të zyrtareve të lartë politik, largimin e prokurorit Elez Blakaj, punësimet në Telekom e raste të tjera që sipas saj kanë dëshmuar mungesën e luftimit të krimit dhe korrupsionit./Arbresh.info/
Pacolli uron ditëlindjen e djalit të tij Armanit me një mesa...
Kushtetuesja e kthen në detyrë Belinda Ballukun
Nis ushtrimi i përbashkët i policisë me Ambasadën amerikane,...
Dy shtetas të Kosovës lëndohen nga rrëzimi i avionit në Maqe...
Kosova mëson kundërshtarët për kualifikimet e Botërorit 2028...
Gjermania e akuzon Rusinë për ndërhyrje në zgjedhje dhe sulm...