Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sami Kurteshi, ka thënë se nuk do t’i heqin nga lista e kandidatëve as Albin Kurtin e askënd tjetër.
Kurteshi tha se lista do të jetë e plotë me 110 kandidat, shkruan arbresh.info
Edhe pas vendimit të PZAP-së dhe Gjykatës Supreme kandidatët që nuk u certifikuan ai thotë se nuk do të hiqen nga lista.
“Lista e VV-së në votime është e plotë me 110 kandidatë. Pas vendimit jo të drejtë të PZAP-së dhe Gjykatës Supreme që kanë refuzuar mundësinë e zëvendësimit të kandidatëve është me 110 kandidatë ashtu siç është dorëzuar në fillim në KQZ. VV-ja është ankuar dhe dy kandidatë nuk janë certifikuar por edhe nuk është dhënë e drejta për zëvendësimin e tyre. Lista është me 110 kandidatë ashtu siç e ka dorëzuar VV-ja dhe ashtu duhet ta votojnë edhe qytetarët”, ka thënë Kurteshi.
Kujtojmë që PZAP-ja dhe Gjykata Supreme nuk kanë certifikuar tre kandidatë të VV-së. Bëhet fjalë për liderin Albin Kurti, Albulena Haxhiun dhe Bajram Mavriqin./arbresh.info/
“E paplotë dhe e mangët në mesazh”, LDK arsyetohet pse nuk v...
Ngrihet flamuri i UÇK-së në oborrin e UP-së si shenjë mbësht...
Vasfije Krasniqi mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë”, d...
Katër vetura përfshihen në aksident në Prishtinë, shtatë të ...
Tully: Pas qershorit 1999, Policia Ushtarake e UÇK-së nuk ka...
Rasti spiunazhit ndaj zyrtares së OSBE-së, Apeli shpall prov...