Lëvizja Vetëvendosje, ka mbajtur konferencë për media në kohën kur në Bruksel pritet të zhvillohet takimi mes Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në kuadër të dialogut.
Nënkryetarja e VV-së, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, duke mos u pajtuar me këtë proces, ka thënë se Thaci është personi që i ka sjell më së shumit demë vendit, njofton Klan Kosova.
“Sot vazhdon dialogu në nivel presidentësh në një situatë kur kemi një qeveri të pakicës që nuk mund ta votojë qoftë një projektligj pa prezencën e opozitës”.
“Qeveria ka provuar ta sjellë një platformë për dialogun por që e ka tërhequr për shkak se e ka ditur që s’e ka shumicën”, ka thënë Kollçaku.
“Në krye të delegacionit është njeriu që nuk është president konsensual”.
“Ai ka nënshkruar një marrëveshje ndër më të dëmshmet, “Zajednicën” ku në 23 nene shkelet Kushtetuta”.
Sipas saj Thaçi është përgjegjës për shkeljet e Kushtetutës së Kosovës.
“Serbia po do ta detyrojë Kosovën që ajo (Asociacioni) të bëhet sipas marrëveshjes dhe jo sipas Kushtetutës. Si duket do të ndryshojë Kushtetuta e presidenti të mos japë llogari. Dialogu i ka sjell dobi vetëm Serbisë. Nuk është parë asnjë rezultat nga dialogu”./klan kosova/
Dasma në Gazë që u kthye në tragjedi
KQZ-ja mban mbledhje, ky është rendi i ditës
Incident i pazakontë: Shqiponja rrëmben një dron në fluturim...
LDK mban sot tubimin përmbyllës të fushatës në Pallatin e Ri...
Mëngjesi pa pritje të gjata në pikat kufitare të vendit
Presidenti i Fenerbahçes lirohet nga burgu pasi u akuzua ...