Alternativa, nëpërmes një komunikate, ka bërë të ditur se sot në mesditë është zhvilluar një takim mes udhëheqësve të LDK’së, Vetëvendosjes, AKR’së e Alternatives.
Pjesëmarrës në takim kanë qenë Mimoza Kusari, Ilir Deda, Behgjet Pacolli, Korab Sejdiu, Isa Mustafa, Albin Kurti dhe Dardan Sejdiu.
“Në takim u diskutua për hapat e radhës në zhbllokimin e situatës së krijuar pas seancës së djeshme në Kuvendin e Kosovës. Të gjithë u dakorduan se domosdoshmëria e lëvizjes së procesit të konstituimit të Kuvendit është shumë e madhe dhe takimet në mes të VV, LDK, AKR dhe Alternativa do të vazhdojnë me intenzitet të shtuar”, thuhet në komunikatën e Alternatives.
Ndërsa, në orët e pasditës u takuan udhëheqësit e koalicionit LAA.
Në këtë takim bëhet e ditur se partitë e koalicionit caktuan anëtarët e grupit punues politik dhe atij programor me VV si dhe arritën harmonizimin e qendrimeve të koalicionit LAA për prioritetet qeverisëse të Kosovës duke u dakorduar për intensifikim të dialogut me VV prej fillimit të javës së ardhëshme.
Pas dakordimit për platformën qeverisëse partitë e LAA dhe VV do të jenë të hapura për të krijuar koncenzusin e nevojshëm për qeverisjen e re dhe temat e rëndësisë së veçantë për Kosovën.
Osmani u bën thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive në vo...
Lulzim Hetemi voton: Shteti ndërtohet me përgjegjësi qytetar...
KQZ njofton se deri në orën 15:00 kanë votuar 24,91% e qytet...
Shqipe Selimi voton bashkë me djalin: Bëje edhe ti pjesën të...
Kryetari i KQZ-së deklarohet sërish për problemet me rrymë n...
Pacolli: Sot të votojmë për lirinë, jo vetëm për pushtet