Me rastin e 20 vjetorit të Zyrës së UÇK-së në Prishtinë, Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar tribunë në të cilën morën pjesë shumë anëtarë e aktivistë të UÇK-së, shkruan arbresh.info.
Në këtë takim u çmua vepra dhe kontributi i ish-udhëheqësit politik të UÇK-së, tashmë të ndjerit Adem Demaçit.
Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti tha se para 20 viteve çdo ditë ka mundur të jetë dita e fundit për ta.
Ai tha fjalë miradije për veprën dhe punën e Adem Demaçit duke thënë se Demaçi asnjëherë nuk ka menduar për vetën e as për brezat e tyre, por ka menduar për brezat e ardhshëm.
“Në sot e kujtojmë me dhimbje të thellë bacën Adem mirëpo kush e kujton pak më thellë në një kujtim të dytë atëherë të gëzohet zemra dhe merr gjallëri për shkak të atij vitaliteti të pa etur të tij në secilin sekondë të jetës që pati”, tha Kurti.
![]()
![]()
Oficeri i FSK-së kryen me sukses trajnimin e këmbësorisë, vl...
Rama takon Whitakerin: Prioritet i përbashkët, forcimi i mar...
Haxhiu: Në jetën dhe veprën e Rexhep Qosjes, fjala shqipe gj...
Murati nënshkruan udhëzimin: Arkat fiskale bëhen digjitale d...
OVL-UÇK mirëpret procedimin e ligjit për UÇK në javën tjetër
Burgim i përjetshëm për dy terroristët e Banjskës, Hoxha: Ta...