Lëvizja Vetëvendosje konsideron se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po u mohon qytetarëve të Podujevës dhe atyre në veri të Mitrovicës të drejtën për të votuar.
Sami Kurteshi nga kjo Lëvizje, përmes një konference për media ka thënë se çështjen e mbajtjes së zgjedhjeve në këto komuna e kanë ngritur për pesë herë radhazi.
“KQZ është pikërisht institucioni kushtetues që duhet ta realizojë të drejtën e qytetarëve për të shprehur vullnetin për votë, KQZ është institucioni që e pengon me të gjitha format e mundshme, mohimin e të drejtës së votës në Kosovë. KQZ në të vërtetë me veprimet e veta në shtatë muajt e fundit e ka humb kuptimin e ekzistencës së vet. Atje bëhet çdo përpjekje që e drejta për të votuar të mohohet me çdo kusht”, tha Kurteshi.
Kurteshi, tha se problematikë është edhe bllokimi i publikimit të raporteve financiare të partive politike dhe bllokimi i aplikacionit për regjistrimin e mërgimtarëve për votim në Kosovë./arbresh.info/
https://www.facebook.com/841111159287311/videos/1576480822554645
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...