Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu dhe Sami Kurteshi kanë dalë para mediave për të folur rreth rastit të aktivistëve të kësaj lëvizjeje dhe akuzave që u janë bërë për terrorizëm.
Deputeti Kurteshi, ka thënë se e gjithë ajo që ka rrjedhur një vit e gjysmë ka qenë një sulm i inskenuar ku janë akuzuar aktivistët e tyre dhe direkt Lëvizja Vetëvendosje.
“Provat nga policia, dëshmitarët, analizat, vërtetojnë atë që LVV vazhdimisht ka deklaruar pafajësinë e aktivistëve të vetë”.
“Pasoja tragjike e krejt këtij insekimi ka ngjarë me 5 nëntor kur në qendrën e paraburgimit ka vdekur në rrethana të dyshimta aktivisti, Astrit Dehari. Deklarimet kontradiktore nga prokuroria, shërbimi korrektues, policia dhe Ministria e Drejtësisë, jo vetëm ne por edhe familjen e kanë vënë në situatë të rëndë dhe dyshimet vetëm janë shtuar”, është shprehur ai.
Ai ka thënë më tej se problem është edhe marrja në dorë e rastit Dehari nga kryeprokurori Sylë Hoxha.
“Ai njihet se është vendosur aty me telefon nga klani pronto. Ai ka qenë njeri i përshtatur ta dezinformojë opinionin publik”.
“Ne si Vetëvendosje kërkojmë që këtij rasti t’i shkohet deri në fund me të gjitha mënyrat ligjore dhe demokratike”.
“ Të kapen njerëzit që kanë kryer sulmin dhe ata që kanë inskenuar këtë rast”, është shprehur ai ndër të tjera.
Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’...
“Kjo është situatë ilire” – Kurti në mes të natyrës i habitu...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...