Deputetja e LVV-së Fitore Pacolli ka thënë në një konferencë për media se do të fokusohen në letrën që u nënshkrua nga kryeministri i Kosovës në Uashington, Avdullah Hoti.
Ajo ka thënë se kjo vë në pah gatishmërinë e kësaj qeverie jo legjitime për të pranuar çdo gjë që i serviret qofshin ato në dëm të interesave të shtetit.
“Në këtë konferencë do të fokusohemi në letrën që u nënshkrua nga kryeministri ilegal në Uashington përkatësisht në moratoriumin një vjeçar për mos aplikim në organizatat ndërkombëtare. Ky zotim vuri në pah gatishmërinë e kësaj qeverie jo legjitime për të pranuar çdo gjë që i serirët qofshin ato në dëm të interesave të shtetit. Gatishmëria e kësaj qeverie jo legjitime që me vullnetin e saj të plotë të suspendoje subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit do ti, shkaktojë dëm të pariparueshëm pozitës së Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare. Në pikën e parafundit të letrës së nënshkruar kryeministri ilegal ka bërë shkelje të rëndë kushtetuese, në kundërshtimin me deklaratën e pavarësisë dhe me nenin 17 të Kushtetutës ai ka nënshkruar pezullimin e Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.
Pacolli tutje ka thënë se anëtarësimin në organizata ndërkombëtare është jetik për përforcimin dhe ligjimitetit ndërkombëtar të shtetit tonë./arbresh.info/
https://www.facebook.com/841111159287311/videos/637319573841816
Rihapja e Tik-Tok, Rama: Nuk ishte dorëzim, janë vendosur me...
19-vjeçarja Lara Colturi shkruan histori në sportet dimërore...
Vetplagoset me armë zjarri një person në Drenas
Policia e Kosovës: 68 aksidente në autostrada gjatë muajit j...
Gazeta spanjolle e bindur: Reali është penduar që e ka huazu...
Meloni e ashpër me protestuesit: Kush nuk e do Olimpiadën ës...