Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur zyrtarisht Ilir Qeriqin si kandidat për kryetar të Komunës së Lipjanit në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.
Në një takim me strukturat organizative të partisë në këtë komunë, në prani të Kryeministrit Albin Kurti, është konfirmuar mbështetja për Qeriqin, të cilin Vetëvendosje e ka cilësuar si “alternativa më e mirë për Lipjanin”.
“Ilir Qeriqi sjell me vete përvojën, vendosmërinë dhe përkushtimin që i duhet një drejtuesi lokal”, thuhet në njoftimin e partisë. Ai ka shërbyer më parë si luftëtar i UÇK-së, atashe i mbrojtjes në SHBA dhe Shef i Shtabit të FSK-së.
Sipas LVV-së, kandidatura e Qeriqit përfaqëson “energjinë e re dhe zhvillimin që kërkojnë qytetarët në çdo lagje dhe fshat të Lipjanit”
Përfundojnë bisedimet e fazës së parë ShBA-Iran
Vjosa Osmani merr pjesë në varrimin e babait të Albulena Hax...
Trump: Po fillojmë procesin e pastrimit të Ngushticës së Hor...
Gazetari shqiptar që vepron në Amerikë: Kjo ishte historia m...
Kurti me deputetë e ministra të VV-së të pranishëm në varrim...
Ka filluar takimi i shumëpritur mes SHBA-së dhe Iranit