Lëvizja vetëvendosje i bënë thirrje presidentit Hashim Thaçi që të bëjë dekretimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Deputetja e kësaj partie, Albulena Haxhiu ka thënë se rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2018 kanë tronditur Thaçin dhe tash ai nuk po e bën dekretimin e anëtarëve të KQZ-se dhe po lë prapa punën e këtij institucioni, shkruan arbresh.info.
“Një president pa legjimitete po synon ta devalvoj gjithçka jashtë tij. Ai po përpiqet për ditë kudo të shkatërroj gjithçka shtetërore. Rezultatet e vitit 2018 i kanë shkaktuar tronditje të madhe Thaçit. Përpjekjet për t’i përdorur institucionet kushtetuese siç është KQZ janë të papranueshme dhe paralajmërim i thellimi të kapësve të shtetit”, tha Haxhiu.
Deputetja Haxhiu ka kërkuar nga presidenti t’i dekretoj dy emart e anëtarëve të lëvizja Vetëvendosje ka propozuar për anëtarë të komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
“Thaçi duhet të respektoj kushtetutën dhe të ikurit ti lejnë pazaret dhe të dalin të maten në zgjedhje. Ne kërkojmë që presidenti ti dekretoj dy emra nga lëvizja vetëvendosje. Çfarëdo veprimi tjetër i presidentit do të jetë i papranueshëm dhe do t’i përdorim të gjitha mjetet kushtetuese për ta ndaluar atë”, ka thënë ajo.
Po bëhen më shumë se dy muaj që presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nuk po bën emërimin e anëtarëve të KQZ-së./Arbresh.info/
Kurti: Rënia e Pajazitit, Zejnullahut dhe Hoxhës i dha hov U...
KQZ-ja nuk e miraton shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve pë...
Osmani përkujton Pajazitin, Zejnullahun dhe Hoxhën: Sakrific...
Arsenali ofron dy yje për të siguruar nënshkrimin me Julian ...
Fusnin veshje kontrabandë nga Kina dhe Turqia, në pranga 3 p...
Shembet një minierë në Kongon lindore, 200 persona humbasin ...