Vetëvendosje nuk sheh ndonjë arsye që të takohet më PSD-në për të diskutuar lidhur më rrëzimin e Qeverisë. Kështu ka thënë për Arbresh.info, Albulena Haxhiu.
E pyetur nëse do t’i përgjigjen një ftese të PSD-së për të diskutuar rreth rrëzimit të Qeverisë, Haxhiu ka thënë se është një mocion për ketë Qeveri dhe se s’ka arsye të takohen në PSD-në.
“Nuk e kuptoj insistimin që e ka me na taku sinqerisht, ne jemi dakordua si opozitë që ta rrezojmë qeverinë Haradinaj dhe arsyeja e Gjykatës Kushtetuese është një arsye shtesë për ta bërë këtë veprim sa më parë që është e mundur dhe nuk kemi për çka tash të dakordohemi drafti për mocionin është gati dhe nuk e kuptoj insistimin për të na takuar sinqerisht, prandaj jemi duke vazhduar në këtë drejtim dhe jemi sa më që mocioni të shkoj në Kuvend i kemi ose jo numrat e pastaj aty në kuvend partitë do të vendosin ti bashkohen apo jo këtij mocioni”.
Tutje deputetja Haxhiu ka thënë se PSD ka bërë shumë pazare politike me këtë Qeveri.
“Spo shoh arsye pse me i taku nëse ata janë për rrëzimin e Qeveris dhe po thonë se nënshkrimet i kanë dhënë nuk po shohë arsye pse duhet me u taku. PSD ka bërë shumë pazare politike se pari për buxhetin e pastaj për ekipin negociator”.
Se një takim i thirrur nga Shpend Ahmeti për të diskutuar rreth rrëzimit të Qeverisë nuk ka ndonjë kuptim kur tashmë është një mocion që po pret të hidhet në Kuvend e thonë edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Deputeti Naser Rugova, për Arbresh.info, shkurt ka thënë se Kryetari Isa Mustafa ka mbajtur takime të tilla më parë dhe tashmë pritet që të sigurohen votat dhe mocioni të hidhet në votim.
“Kryetari i LDK ka takuar dy liderët tjerë opozitar, nënshkrimet janë te mbledhura dhe përpjekjet për rrëzimin e qeverise kane vazhduar dhe vazhdojnë ne drejtim te sigurimit te 61 votave, posa të jenë siguruar votat procedojmë menjëherë”.
Kujtojmë se vetëm një ditë pasi që Gjykata Kushtetuese e shpalli të pa ligjshëm Ekipin Negociator, Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, tha se do t’i ftoj në një takim krerët e opozitës dhe do të dakordohen për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.
Një mocion për rrëzimin e kësaj qeveri është në letër tash e disa muaj, por mungesa e 61 nënshkrimeve ka lenë në sirtarë idenë për rrëzimin Qeverisë, deri sa opozita t’i sigurojë 61 votat sa duhen për të rrezuar një Qeveri./V.Selimi/Arbresh.info/
Rinumërohen 688 nga 2,557 vendvotime, Elezi: Po zbatohen dy ...
U raportua se u përshkroi ilaçe të kafshëve fëmijëve autikë,...
Liga e Kampionëve rikthehet me nëntë ndeshje interesante, vë...
Sherr me çekiç mes shoferëve në rrugën Mamurras–Krujë, vdes ...
Arrestohet në Prishtinë i kërkuari nga Gjermania për vrasje ...
Kurti ftohet në Shtëpinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës...