Në takimi e mbajtur sot LDK e VV nuk kanë diskutuar për postin e Presidentit.
Të paktën kështu ka thënë para mediave kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, raporton arbresh.info.

“Ne kishim një takim ku vlerësuam se kemi arritur qëndrimet dhe për harmonizim të programit. Ne u dakorduam që pas certifikimit të rezultateve të takohemi e të arrijmë marrëveshjen përfundimtare. Nuk kemi biseduar sot për postin e Presidentit ndërsa me Listën Serbe do të takohet ai që do të dalë i pari si parti”, u shpreh Mustafa.
Kryetari i LDK’së u takua për rreth një orë me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ku u dakordua që të nënshkruhet marrëveshja e koalicionit pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve./arbresh.info/
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Kuvendi mban sot seancë të jashtëzakonshme
Moti sot
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...