Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës mbrëmë me 70 vota për, ka vendosur për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga pozita e nënkryetares së kësaj partie dhe në kryesinë e LDK-së.
Ky vendim erdhi pas kërkesës së kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa që anëtarët e kësaj partie të votojnë për largim të kryeparlamentares Vjosa Osmani nga këto dy pozita udhëheqëse në LDK.
Por Vjosa Osmani duket se i ka dyert hapur për t’iu bashkangjitur Lëvizjes Vetëvendosje, me kreun e së cilës kishte deklaruar se edhe ‘zogjtë e malit’ e dinë se kanë qëndrime të përbashkëta.
Haki Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje derisa largimin e Vjosa Osmanit nga pozitat udhëheqëse brenda LDK-së e quan akt të turpshëm, thotë se kjo parti është e hapur për të gjithë ata që duan krijimin e një shteti demokratik me transparencë të plotë dhe llogaridhënie.
Ai thotë se Osmani e ka obligim që udhëheqë anën e djathtë të politikës kosovare me të cilin koncept njëherë LDK-ja.
“Në parim, ajo ka mbështetur programin qeverisës, i cili është votuar më 6 tetor dhe qëndrimi i saj parimor ndaj këtij premtimi që është bërë edhe nga Lëvizja Vetëvendosje edhe nga ajo ai udhëheqëse e listës së LDK-së është në fakt një e mirëseardhur në diskursin publik politik të vendit, sepse është për herë të parë kjo gjeneratë e përfaqësuar nga Kurti në LVV dhe deri tani për LDK-në nga Vjosa Osmani që premtimet u jepen qytetarëve mbahen gjatë gjithë kohës dhe provohen të mbahen deri në masën që është e mundur, bile edhe me një shtytje për të tejkaluar. Sa i përket derës së hapur (për ardhjen e Vjosa Osmanit në VV), mendoj që Lëvizja Vetëvendosje e ka vërtetuar që është e hapur për të gjithë ata që mendojnë që mund të bashkëngjiten procesit drejt realizimit shtet-ndërtimit dhe krijimit të një shteti demokratik me transparencë dhe llogaridhënie. Mirëpo, mendoj që zonja Osmani ka detyrë e obligim dhe përgjegjësi ashtu edhe siç u deklarua edhe vetë mbrëmë pas këtij akti të turpshëm të votimit kundër saj që të udhëheqë anën e djathtë të politikës në Kosovë atë që pretendon e lidhur përbrenda idesë së Lidhjes Demokratike si parti shtet-formuese, por me koncept ideologjik të djathë”, tha Abazi.
Deri te shkarkimi i Vjosa Osmanit nga pozitat të rëndësishme brenda LDK-së erdhi pasi ajo ka votuar kundër nismave të LDK-së në Kuvend, në rastin e shkarkimit të ish-kryeministrit Albin Kurti. Po ashtu, ajo nuk e udhëhoqi seancën kur u votua qeveria e udhëhequr tani nga Avdullah Hoti.
Ndërkohë, ish-nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani mbrëmë ka paralajmëruar ballafaqim në zgjedhje me gjithë ata që votuan për shkarkimin e saj.
Nis protesta e PD-së para Kryeministrisë
Çarmatosi të dyshuarin – mblidhen më shumë se 900 mijë dolla...
Xavi afër rikthimit si trajner, gjiganti anglez shpreh inter...
Dolce thotë se ka qenë në njohje me Edin, por jo në lidhje
Pas tensioneve, lojtarët madrilen i dalin në krah trajnerit ...
Masakra në Sydney, Trump: Ahmed al Ahmed shumë i guximshëm, ...