Sekretarja organizative e Lëvizjes Vetëvendosje, Vlora Haxhimehmedi ka njoftuar se është shtyrë protesta e aktivistëve të kësaj partie dhe e qytetarëve, e cila ishte paralajmëruar për të shtunën, kundër mbajtjes eventuale të seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për formimin e qeverisë së re.
Ajo ka bërë të ditur se anulimi i protestës është bërë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës që të pezullojë deri më 29 maj zbatimin e dekretit të Presidentit Hashim Thaçi që kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, i jep mandat të formojë qeveri të re.
“Tash e disa javë është bërë presion i madh nga aktivistë e qytetarë për të dalë në protesta. Kjo u shtua sidomos dje pas paralajmërimit për seancë të jashtëzakonshme për të shtunën me 2 maj. Mirëpo, masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese sot, sigurisht se e shtynë protestën. Ndërkohë, puna e përditshme dhe përgatitjet tona vazhdojnë”, ka shkruar Haxhimehmedi në një postim në Facebook.
Protesta ishte paralajmëruar të mbahej para Kuvendit të Kosovës, për të penguar mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për votimin e qeverisë së re.
Kërkesa për seancë është bërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ka thënë se e ka siguruar shumicën e nevojshme në kuvend për formimin e qeverisë së re.
Ofendimet ndaj Mozës, publiku e ndëshkon Adin – elimin...
Skandal në “Ferma VIP”, konkurrentja fyen Arbana Osmanin
Përkundër ofertave, Szczęsny vendos të qëndrojë tek Barcelon...
Shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh në Kinë, 21 të vdeku...
Publikohen çmimet e derivateve për sot
Agjencia e Kosovës për Akreditim pranohet zyrtarisht në Amer...