Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj sulmit të mbrëmshëm kundër Arbana Xharrës, transmeton arbresh.info.
“Dhuna e përdorur ndaj Xharrës e pajustifikueshme”, thuhet në reagimin kësaj partie.
Më poshtë e keni reagimin e plotë
Dhuna e përdorur ndaj Xharrës e pajustifikueshme
Lëvizja VETËVENDOSJE! shpreh keqardhje të thellë dhe e dënon sulmin ndaj opinionistes, tash anëtare e PDK-së, Arbana Xharrës. Asaj i dëshirojmë shërim të shpejtë dhe organet e rendit i ftojmë që ta zbardhin sa më parë rastin.
Krahas kësaj, sqarojmë se raportimi i mediave satelite e krejtësisht të instrumentalizuara prej PDK-së si Express-i, ashtu edhe RTK-ja, në lidhjen e sulmit që bëjnë me aktivistët e VETËVENDOSJE!-s është jashtë çdo etike dhe pa asnjë bazë të argumentimit. Sulmet e tilla prej PDK-së nuk do të duhej të zinin vend në media, por të penalizoheshin.
Orkestrimi i tillë i sulmeve mediatike është keqpërdorimi më i madh që mund t’i bëhet një fatkeqësie për të goditur kundërshtarët politikë elektoralisht. Gjendja e znj. Xharra, as vetë ajo nuk duhet përdorur si armë kundër VETËVENDOSJE!-s.
Vetëm dy muaj më parë, aktivisti i VETËVENDOSJE!-s Agron Kabashi ishte sulmuar dhe rrahur brutalisht në mesnatë. Për sulme të tilla është drejtpërdrejti fajtor kreu i PDK-së Kadri Veseli. Këto janë të metodat e tij të natës dhe për këtë duhet të përgjigjet.
Shpresojmë që Xharra ta kalojë sa më lehtë këtë ngjarje.
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen