Komisioni Zgjedhor i Lëvizjes Vetëvendosje ka njoftuar se procesi i votimit në zgjedhjet e brendshme për kryetar të Lëvizjes po zhvillohet në mënyrë të rregullt.
Sipas komisionit, të gjitha vendvotimet në Kosovë janë hapur sot në ora 10:00 dhe do të mbyllen në ora 19:00.
“Njëkohësisht votimi po zhvillohet në mënyrë të rregullt edhe jashtë Kosove në Qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në mërgatë. Deri tani nuk është paraqitur asnjë ankesë nga vendvotimet dhe anëtarët, dhe procesi po zhvillohet me një interes të veçantë të shprehur nga anëtarësia.
Shfrytëzojmë rastin të ftojmë edhe një herë të gjithë anëtarët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! të dalin sot në votim për ta ushtruar të drejtën e tyre demokratike për përcaktimin e drejtimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE”, thuhet në një njoftim të VV-së./arbresh.info/
Vjosa Osmani largohet nga Presidenca, pas 5 vitesh!
Trump e paralajmëron Iranin: I keni edhe 48 orë për hapjen e...
Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d...
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë