Lëvizja Vetëvendosje ka përkujtuar se janë bërë shtatë vite që nga zmbrapsja e Qeverisë nga shtrirja e sovranitetit në veri të vendit.
Përmes një komunikate për media, Vetëvendosje ka kritikuar që kjo datë më nuk po shënohet as për hir të aktit heroik të rënies së dëshmorit, Enver Zymberi.
“Kanë kaluar shtatë vite që prej zmbrapsjes së Qeverisë nga shtrirja e sovranitetit në veri të vendit. Që prej atëherë, çka ka bërë Hashim Thaçi dhe qeveritë e tjera janë vetëm negociatat me Serbinë.
Lëshimet ndaj Serbisë vazhdojnë ndërkohë kjo datë më nuk shënohet prej Hashim Thaçit. Madje nuk po shënohet as për hir të aktit heroik të rënies së dëshmorit Enver Zymberi. Ai ishte flijuar për shtrirjen e plotë të sovranitetit të vendit. Ndërkaq, vrasësit e tij vazhdojnë të jetojnë në liri përkundër kohës që ka kaluar”, ka deklaruar Vetëvendosje.
Sipas tyre e vetmja gjë që ka ndryshuar në tavolinat e Brukselit është se Thaçi tani aty ulet si president, por negociatat mbesin të paprekura dhe kompromiset në dëm të Kosovës veç sa janë rënduar dhe shtuar.
63 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1.800 tiketa ...
Theren me thikë dy persona në Prishtinë, policia arreston dy...
Vjedhje e rëndë në Ferizaj, nga kasaforta grabiten dy armë z...
Arratiset një person nga Psikiatria Forenzike
Sot mësohen finalistët e Kupës së Kosovës, në program dy gjy...
Shpërthen granata dore në Fushë Kosovë, u hodh nga vetura në...