Pas pretendimeve se me njoftimin e fundit, ku bëhet e ditur se Dogana ka arritur t’i mbledhë 1 miliardë euro buxhetit të Kosovës është bërë propagandë, ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje.
Me anë të një njoftimi, Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se mungesa e ligjit në veri nuk i ka shërbyer vetëm strukturave paralele kriminale por edhe atyre që kanë përfituar në Prishtinë nga mungesa e ligjit.
Me anë të një psotimi në Facebook, LVV ka vlerësuar se gjërat po ndryshojnë për mirë, ka thënë Lëvizja Vetëvendosje.
“Gjërat po ndryshojnë për të mirë, rendi dhe ligji në veri po kthehen, doganat në secilën pikë nuk e mbyllin më syrin për të fortët dhe shteti po përfiton.”, thuhet në reagimin e LVV-së.
Tutje kjo parti ka thënë se nga rendi dhe ligji përfitojmë të gjithë.
Gjatë ditës ka pasur reagime nga opozita të cilët thanë se një rritje e tillë e të hyrave doganore s’ka të bëjë me qeverisjen e mirë, por është tregues që Kosova vazhdon të jetë e varur nga importi./Arbresh.info.
Lexo edhe:
LVV: Veriu që ishte parajsë e kontrabandës më nuk është i tillë
Dogana arrin rekord të hyrash, mbledh 1 miliard euro për buxhetin e Kosovës
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK