Partitë opozitare vazhdojnë të kërkojnë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Pasi opozita nuk i ka votat e nevojshme në Kuvend për rrëzimin e Qeverisë, vlerësohet se shkuarja në zgjedhje mund të ndodhë vetëm nëse pushteti aktual vendos të vetërrëzohet përmes deputetëve të tij, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Tri subjektet opozitare në vend, Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Socialdemokrate, janë duke kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi vlerësojnë se qeveria “Haradinaj” e ka humbur legjitimitetin.
Por pasi opozita nuk i ka 61 votat e nevojshme në Kuvend për rrëzimin e saj, vlerësohet se mënyra e vetme që të shkohet në zgjedhje është nëse pushteti vendos të vetërrëzohet. Njohësit e çështjeve politike në vend thonë që mënyra e vetme për rrëzimin e qeverisë “Haradinaj” është nëse ndonjëra nga partitë në pushtet vendos ta rrëzojë atë, në të kundërtën ata e shohin si të pamundur sigurimin e votave nga ana e opozitës për rrëzim të saj. Sipas tyre, në situatën në të cilën ndodhet vendi nuk parashihet që do të ketë zgjedhje në një të ardhme të afërt.
Zgjedhje të jashtëzakonshme sipas tyre mund të kemi tek në gjashtëmujorin e parë të vitit të ardhshëm./Zëri/
Vdes pacientja nga Qendra Integruese Rehabilituese në Shtime...
Ardhja e mërgimtarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare
FFK sonte shpall më të mirët e vitit 2025
Fundi i një tradite 400-vjeçare, Danimarka dorëzon me 30 dhj...
Arrihet marrëveshja mes palëve, Milani do të marrë në huazim...
Australia rishikon shërbimet e inteligjencës pas sulmit terr...