Shumë fshatra të Kosovës ende kanë probleme me furnizim të ujit të pijshëm.
Më këtë problem po përballen edhe disa fshatra nga Komuna e Skenderajt.
Por disa bamirës, kanë ndërmarrë një aksion për hapjen e disa bunarëve, në mënyrë që t’u zgjidhin këtë problem banorëve të këtyre fshatrave.
Shaban Ferizi nga Plluzhina e Skenderajt, shprehet për RTV Dukagjinin se i është dashur të ecë deri në 200 metra për të bartur ujin për nevoja esenciale.
“Viti i tretë që gjatë verës kam bartur ujë me kënata deri në 200 metra, ndërsa dimrit e kisha edhe më të vështirë. Ndjehem njeriu më i lumtur në botë, asnjëherë s’jam ndie më mirë se dita kur u bëra me bunar”, shprehet banori i entuziazmuar.
Berat Shatri, organizator i aksionit, thotë se ky është bunari tretë që e hapën në këtë fshat.
“Ky është bunari i tretë me radhë që po e hapim në fshatin Plluzhinë. Kjo shtëpi ku e hapëm bunarin, është e një veterani të UÇK-së. Kemi hapë një bunar edhe në fshatin Obri”, shprehet Berat Shatri.
Banorit të Obrisë, i duket ende e pabesueshme që ju hap bunari, pasi që këta banorë kanë vuajtur shumë për ujë të pijes.
“Kam pasur aq shumë emocione, sa që as vet nuk e kam besuar se po vjen dikush me më hap një bunar. Prej gëzimit nuk kam ditur as çka me i thënë, sepse kemi vuajtur shumë për ujë”, shprehet shumë i lumtur Veli Kuliqi.
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...