Një numër i madh i ish-luftëtarëve të UÇK-së të cilët kanë gëzuar statusin e veteranit kanë dalë sërish sot për të aplikuar për marrjen e pensionit.
Ata po qëndrojnë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës duke pritur në radhë për të dorëzuar dokumentet, transmeton Indeksonline.
Edhe gjatë ditës së djeshme një numër i madh i tyre kanë qëndruar deri vonë për të dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm për të gëzuar pensionin prej 170 euro që e ka caktuar Qeveria e Kosovës.
Disa nga ta gjatë ditës së djeshme janë alivanosur për shkak të qëndrimit të gjatë në këmbë ku me ç’rast është dashur të ndërhyjë ndihma e shpejtë.
Aplikimi i veteranëve për të marrë pensionet që ju takojnë ka nisur nga 1 tetori.
Hajnat bëjnë kërdi në Prizren, në dy shtëpi vjedhin stoli ar...
Gjenden mjete të pashpërthyera në Selishtë të Gjilanit
Ndalohet një person i dyshuar që kanosi dëshmitarin bashkëpu...
Brenda një javë katër vrasje në Kosovë
Vrasja e rëndë e dy personave në Majac, policia jep detaje
ShSKUK jep detaje për vdekjen e 73-vjeçares – gjendja e të d...