Protestues nga organizata të dala nga lufta dhe përkrahës të tyre kanë përfunduar protestën e tyre kundër themelimit të Gjykatës Speciale.
Por, siç merr vesh Koha.net, vetëm përkohësisht.
Sepse, siç i thanë ata, po pritet epilogu i debatit dhe i votimit eventual në Kuvendin e Kosovës rreth formimit të Gjykatës Speciale.
Deputetët e Kuvendit sot kanë filluar debatin rreth ndryshimeve të amandamenteve kushtetuese që mendohet të hapin rrugën e themelimit Gjykatës Speciale e cila parasheh të dënojë krimet e supozuar të ushtarëve të UÇK-së.
Deputetët e Kuvendit janë në pushim deri në orën 15.
Në këtë kohë pritet edhe rifillimi protestës që përkrahet edhe nga partitë opozitare.
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj