
Foto: Arsim Namani
Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së kanë vendosur që të organizojnë protestë më 17 qershor në Prishtinë.
“Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së, në takimin e përbashkët të mbajtur sot, pas diskutimeve dhe analizës që i bënë situatës së përgjithshme në Kosovë, vendosën të organizojnë protestë gjithë popullore, kundër padrejtësive të vazhdueshme që janë bërë dhe po bëhen nga gjykatat ndërkombëtare ndaj luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pjesëtarëve të saj”, thuhet në një komunikatë për media.
OVL e UÇK-së fton qytetarët që t’i bashkëngjiten masovikisht kësaj proteste, e cila do të mbahet në Prishtinë me datën 17 qershor duke filluar nga ora 12.
Sipas njoftimit, vendtakimi do të jetë në sheshin “Skenderbeu”.
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...