Java e ardhshme mund t’i nxjerrë sërish veteranët e luftës në protestë.
Siç bënë në muajin shtator të këtij viti, ata sërish do të kërkojnë lirimin e Sylejman Selimit nga burgu.
Ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi, sipas tyre, po mbahet padrejtësisht në burgim.
Siç Selimi aludon në letrën e tij të publikuar për ndikime politike në mbajtjen e tij në burgim, ngjashëm shprehet edhe avokati i tij Tomë Gashi, por pa përmendur emra.
Gashi i ka thënë KTV-së se pavarësisht kërkesës së tani ish-klientit të tij, ai do të vazhdojë të angazhohet në këtë rast deri në lirimin e tij.
Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, që pritet të vizitojë Selimin gjatë javës së ardhshme në Burgun e Dubravës, nuk e ka mohuar mundësinë që institucioni që udhëheq të nisë hetimet në këtë rast.
Përndryshe, Selimit, që ka një dënim të përgjithshëm me 8 vjet burgim për krime lufte, Paneli për Lirim me Kusht së fundmi ia refuzoi kërkesën për lirim, derisa Gjykata Supreme refuzoi kërkesat e mbrojtësve të tij dhe të të tjerëve të dënuar për mbrojtjen e ligjshmërisë.
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...