Ish’ushtarë të UÇK-së janë mbledhur para shtëpisë së Jakup Krasniqit Negroc të Drenasit.
Para mediave, ata kanë thënë se kanë dalur që të shohin se çfarë po ndodhë me zhvillimet e hetuese të Speciales,raporton Arbresh.info.
“Dulëm të kqyrim cka po ndodhë. Këto bastisje nuk i shohim të mira sepse janë të njëanshme. Ne nuk e njohim këtë gjykatë, sepse është e njëanshme dhe raciste. Këtë bastisje e shohim si gjënë më të turpshme që ndodhë që nga paslufta”, ka thënë kryetari i OVL-së në degën e Drenasit, Enver Hajdari.
Ai tha se në shtëpinë në Negroc jetojnë anëtarët e familjes së Krasniqit, përkatësisht vëllezërit.
Ata thanën se do të qëndrojnë aty deri të përfundon aksioni/Arbresh.info/

Kuvendi mblidhet sot për konstituimin e legjislaturës së dhj...
Moti të mërkurën: Vranësira të shpeshta dhe reshje lokale sh...
Tragjedi në Kaçanik: Dyshohet se një person ra në bunar, nxi...
Studimi: Rreziku kardiovaskular te meshkujt nis më herët nga...
Fushtica: Nga tërmeti nuk raportohet për dëme të serioze apo...
Komuna e Prishtinës del me udhëzime për qytetarët pas tërmet...