Serbia i ka dhënë donacion Kosovës, 1000 teste për coronavirus, dhe pranimi i tyre nga ana e Kosovës ka nxitur reagime të shumta.
Një veteran i UÇK-së, dhe ish-polic i Kosovës, që tani vazhdon jetën në karrocë, ka shprehur mllef për veprimin e shtetit të Kosovës, i cili ka pranuar donancionin me teste nga Serbia.
Mazllum Bajraktari nga Rahoveci, ish pjesëtar i UÇK-së, e pas luftës edhe pjesëtar i policisë së Kosovës, njësiti elit i saj, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka reaguar kundër asaj se sa me lehtësi shteti i Kosovës ka pranuar donacionin me teste nga Serbia, shkruan reporteri.
Ai ka thënë se edhe po të arrinte të gjente shërim në Serbi, këtë do ta refuzonte.
“Nkarroc i paralizum jam veq me mthan ka ilaq ne Serbi kurr kurr nuk kisha pranu!”, ka shkruar Bajraktari.
Ndryshe, Kosova dje ka pranuar 1000 teste për coronavirus nga Serbia, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia këtë e ka arsyetuar me bashkëpunimin rajonal për tejkalimin e pandemisë globale.

Kryetari i Fushë Kosovës pret në takim qytetarët për të dëgj...
Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zja...
Kosova synon podiumin në Paris Grand Slam 2026
Dyshohet për dallavere me vota, kryesuesja në Deçan ndalohet...
Sa shpenzoi PDK-ja nga tetori në dhjetor, KQZ publikon shifr...
Si i shpenzoi AAK-ja paratë brenda tre muajve