Në muajin Shkurt 2025 gjithsej janë regjistruar 1,018 ndërmarrje të reja. Ndërkaq po në këtë muaj janë shuar 128 ndërmarrje.
Të dhëna këto të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK). Sipas ASK-së në muajin shkurt 2025 krahasuar me muajin paraprak, ka një rritje për 6.2% të ndërmarrjeve të regjistruara.
Në kategorinë “Mikro Ndërmarrje” (1 deri në 9 të punësuar) janë gjithsej 1,010 ndërmarrje të regjistruara, në kategorinë “Ndërmarrje të Vogla” (10 deri 49 të punësuar) janë gjithsej 8 ndërmarrje të regjistruara, kurse në kategorinë në kategorinë “Ndërmarrje të Mesme” (50 deri 249 të punësuar) dhe kategorinë “Ndërmarrje të Mëdha“ nuk ka ndërmarrje të regjistruara këtë muaj.
Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të regjioneve: Regjioni i Prishtinës prinë me 488 ndërmarrje të regjistruara (47.9%), Regjioni i Prizrenit me 124 (12.2%), Regjioni i Ferizajt me 119 (11.7%), Regjioni i Mitrovicës me 82 (8.1%), Regjioni i Pejës me 75 (7.4%), Regjioni i Gjilanit me 66 (6.5%), dhe Regjioni i Gjakovës me 64 (6.3%)./Indeksonline/
Gazmend Muhaxheri mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë”
Drejtori i Policisë: Nga viti 2000 e deri më sot kemi humbur...
U paraqitën si punëtorë bankash, tre të arrestuar në Prishti...
LDK në Mitrovicë del nga koalicioni qeverisës me LVV-në
Peci tallet keq me degën e LDK-së në Mitrovicë: Me 3% nuk pu...
Rogertit i jepet edhe një shans për të qëndruar në Big Broth...