Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit të Prishtinës ka mbajtur ligjëratë informuese rreth koronavirusit.
Në këtë ligjëratë u fol përkatësisht mbi mënyrat e mbartjes dhe parandalimit të infeksionit të kësaj epidemie.
I pranishëm ishte edhe rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, raporton arbresh.info.
Asistent i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, dhe njëherësh edhe anëtar në Departamentin e Mikrobiologjisë nga Institutit për Shëndetin Publik të Kosovës, Xhevdet Jakupi, ka thënë se nga dhjetori i viti të kaluar ka filluar origjinën koronavirusi.
“Duke filluar nga 8 dhjetori i 201 disa raste të pneumonisë më origjinë të panjohur ne qytetin Whuan të Kinës. Deri më dje janë raportuar 114243 raste, ndërsa 14890 raste në Evropë, kurse 4023 vdekje nga kjo epidemi”, ka thënë Jakupi.
Ai po ashtu thotë se vetëm Kosova dhe Mali i zi nuk kanë rast të koronavirusit.
“Epidemia po kalon në disa vende të botës jo vetëm në Kinë. Vetëm dy shtete nuk kanë raportuar për Koronavirusin janë Kosova dhe Mali i Zi”, ka thënë asistenti në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës.
Madhësia e këtij virusi është 80-160nm, ka qelizën polimoindirit./arbresh.info./
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/193562295282367/
Policia pritë si në filma, bllokon makinën e kuqe me 10 kg k...
La Liga shkruan për Muriqin: Lojtari i parë i Mallorcas që s...
67 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, Policia shqipton m...
Begaj nis vizitë shtetërore në Jordani
U godit nga i biri me sëpatë, QKUK-ja jep detaje për gjendje...
Rrëzohet helikopteri në Rusi, tre të vdekur