Policia e Kosovës po vazhdon së zbatuari Urdhrin Operativ “Siguria në Trafikun Rrugor 2023”.
Në zbatim të detyrave që dalin nga ky urdhër, janë angazhuar zyrtarë policorë nga të gjitha Drejtoritë Rajonale Policore dhe ata nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë (Njësia e Autostradave), përcjell Arbresh.info.
Vetëm gjatë ditës së djeshme, polica kishte vendosur 501 pika kontrolli për automjete dhe për shkelje të rënda në trafik, 58 drejtuesve të automjeteve, u janë konfiskuar patentë shoferi për periudha kohore siç parashihen me ligjet në fuqi.
“Shtimi i numrit të veturave në rrugë në këtë kohë (ardhja e bashkatdhetarëve), po edhe kushtet klimatike mund të jenë shkak për shtim të numrit të aksidenteve, policia edhe me këtë rast apelon për kujdes të shtuar në trafik, respektim të rregullave e shenjave të trafikut, përshtatje shpejtësisë kushteve të rrugës dhe përqendrim maksimal në ngasje”, thuhet në njoftimin e policisë./ Arbresh.info.
Zyrtare: Malisheva ndanë rrugët me trajnerin Elon Berisha
Negociatat SHBA-Iran në Islamabad vazhdojnë, Witkoff dhe Kus...
Kurti kujton masakrën në Lubizhdë të Hasit: Dëshmi e gjenoci...
Kosova mes vetëkënaqësisë dhe rrezikut real
Pas dështimit të bisedimeve me Iranin, vjen reagimi i Trumpi...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Pashkët Ortodokse për qyte...