Integrimi i komuniteteve etnike, në veçanti i komunitetit serb, në Policinë e Kosovës, ka qenë një nga prioritetet kryesore të institucioneve të Kosovës dhe komunitetit ndërkombëtar, shkruan arbresh.info.
Shpat Balaj, Autor i Raportit, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë thotë se Kosova ka numër të kënaqshëm të përfaqësimit serb.
“12.2 për qind e policisë së Kosovës përbëhet nga komuniteti serbë. Megjithatë, përderisa Policia e Kosovës është institucioni më i besueshëm i sigurisë për pjesën tjetër të qytetarëve për komunitetin serbë është institucioni që gëzon më së paku besim. Vetëm 4.7 për qind e të anketuarve serbë i besojnë Policisë së Kosovës”, është shprehur Balaj, shkruan arbresh.info.
Procesi i integrimit filloi menjëherë pas luftës në Kosovë dhe gjatë viteve është përballur me shumë sfida, kryesisht për shkak të rezistencës së komunitetit serb të Kosovës për të njohur autoritetin e PK-së si pjesë legjitime e Shtetit të Kosovës.
Ky raport përmbledh gjendjen ekzistuese në lidhje me qëndrimin e komunitetit serb të Kosovës kundrejt PK-së në komunat me shumicë serbe, duke u fokusuar në katër komunat veriore të Kosovës. Punimi mbulon kontekstin e ngjarjeve dhe zhvillimeve kryesore, dhe e paraqet perceptimin publik kundrejt PK-së si rezultat të tensioneve politike në veri dhe gjendjes së përgjithshme të frikës në mesin e popullatës.
Përveç kësaj, punimi analizon shqetësimet kryesore të sigurisë të komunitetit serb të Kosovës, si dhe ofron disa rekomandime për adresimin e shqetësimeve dhe sfidave të tilla nga këndvështrimi i komunitetit.
QKSS zhvilloi gjashtë diskutime të ndara me qytetarë dhe përfaqësues të policisë në komunën e Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok, Graçanicë dhe Shtërpcë. Këto u pasuan nga intervista ballë për ballë me përfaqësuesit e qeverisë si dhe me shoqërinë civile. Ekipi bëri analizën e përmbajtjes së dokumenteve zyrtare, raporteve ekzistuese dhe shqyrtimeve të kornizave ligjore përkatëse.
Gjetjet e përgjithshme janë mbështetur edhe nga përfshirja e ekipit të QKSS në procese të ndryshme relevante, si dhe në konsultimet me aktorët përkatës./arbresh.info/
A do të largohet Guardiola nga City? Kjo është përgjigja e s...
Bahamas njeh Kosovën, Osmani nënshkruan marrëveshjen diploma...
Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Them...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata