Dy vetaksidente kanë ndodhur sot në Sllatinë të Fushë Kosovës, ku kanë mbetur të lënduara katër femra.
Në dy aksidentet kanë qenë të përfshira dy motoçikleta në lëvizje, të cilat kanë qenë duke u drejtuar nga të aksidentuarat.
Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se ende nuk dihet arsyeja e humbjes së kontrollit të motoçikletave.
“Sot rreth orës 16:30 në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës, kanë ndodhë dy vet aksidente. Si pasojë e aksidenteve 4 persona (femra) kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë Ahmeti.
Me rastet është duke u marrë njësiti i trafikut.
NASA rikthehet në Hënë, niset misioni historik Artemis II
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...