Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka njoftuar se rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një vetaksident në fshatin Banjë të Istogut.
Policia njofton se sipas informacioneve fillestare, dy persona të përfshirë në aksident janë sulmuar fizikisht nga persona të tjerë, të cilët fillimisht ishin ndalur për t’u ofruar ndihmë.
Sulmuesit që udhëtonin me një veturë me targa të huaja, pasi iu afruan viktimave për ndihmë, më pas i kanë sulmuar fizikisht. Njëri nga të lënduarit ka pësuar dëmtime në hundë, ndërsa tjetri ka marrë plagë nga një mjet i mprehtë.
“Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit ishin larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Pas një pune intensive hetimore, njësitet relevante të Stacionit Policor në Istog kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarit rreth orës 16:00 të së njëjtës ditë. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë në vijim. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për sigurinë dhe zbardhjen e rasteve që cenojnë rendin dhe qetësinë publike”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Punëtori lëndohet pasi bie nga një lartësi në Han të Elezit
Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohet për një person...
Një person dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Podujevë...
Meta dhe YouTube humbasin gjyqin me një 20-vjeçare
Trump: Irani dëshiron të bëjë një marrëveshje, por ka frikë ...
27 vjet nga masakrimi i 243 shqiptarëve në Krushë të Madhe