Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një vetaksidenti të ndodhur sot rreth orës 15:55 në vendin e quajtur “Qafa e Duhles” në Suharekë.
Zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Shaqir Bytyqi, e ka konfirmuar rastin për Arbresh.info, sipas tij përveç dëmeve materiale, dy persona kanë marrë lëndime trupore
“Aksidenti ka ndodhur kur ngasësi i automjetit nuk ia ka përshtatur ngasjen kushteve të rrugës, duke humbur kontrollin mbi automjetin, i cili më pas është rrokullisur.”
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Trafikut Rajonal dhe ekipet emergjente për të ofruar ndihmën e nevojshme dhe për të hetuar rrethanat e aksidentit./Arbresh.info
Konjufca: Kur është puna për UÇK-në s’ka parti politike
Reshje të dendura bore në veri të Shqipërisë, autoritetet bë...
Ukraina kërkon një datë për anëtarësim në BE
Vetura godet dy këmbësorë në Pejë
Këtë vit, Kroacia nikoqire e stërvitjes ushtarake me Kosovën...
Kurti u takua me senatorët amerikanë Shaheen, Murphy, Tillis...