Një vetaksident ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë – Pejë.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha i cili ka njoftuar se janë lënduar tre persona.
“Rreth orës 13:50, afër Parkut të Biznesit në Korreticë të Lartë, drejtimi i rrugës Prishtinë-Pejë, është shkaktuar një aksident trafiku vet aksident, ku dyshohet se automjeti i tipit Reno Clio me targa vendore për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë në rrugë ka goditur në pjesën anësore dhe është rrokullisur.
Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tre persona. Në vendin e ngjarjes kanë dal dy autoambulanca dhe kanë marrë personat e lënduar. Njësia patrulluese policore, përfshirë hetuesin kompetent nga Njësia për kontroll të autostradës janë marr me rastin”, tha Hoxha. /arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...