Kryeparlamentari Kadri Veseli ka thënë se vendimi i Parlamentit Evropian Pro Liberalizimit të vizave për Kosovën është hap i merituar dhe i rëndësishëm.
“Dua të falënderoj të gjithë kolegët e parlamentarët në Parlamentin evropian të cilët kanë votuar Pro lëvizjes së lirë të qytetarëve tanë, ne u jemi mirënjohës atyre. Ne jemi perëndimor, ne jemi evropian, ne do të vazhdojmë rrugëtimin tonë me hapa ta sigurt drejt BE-së. Jam i sigurt se ky vendim sot i Parlamentit Evropian do të pasojë dhe vendimin përfundimtar të Këshillit të Ministrave që muajin e ardhshëm të kemi edhe vendimin definitiv që qytetarët të lëvizin lirshëm brenda këtij viti”, ka thënë ai, raporton Arbresh.info.
Veseli ka theksuar se Kuvendi i Republikës së Kosovës së bashku me të gjitha grupet parlamentare kanë lobuar për këtë vendimmarrje pozitive.
“Ende ka shumë për t’u bërë. Do të ecim bashkarisht. Sot ky vendim nuk do të ishte i mundur pa e pasur koncensusin e përbashkët nacional, pa punuar bashkarisht, pa e kryer çështjen e Demarkacionit. Në të njëjtën kohë do të jemi bashkarisht edhe në procesin tjetër që lidhet me liberalizimin e vizave, edhe në fazën finale të dialogut. Ajo çfarë sot kërkon nga ne Bashkimi Evropian është të jemi bashkarisht ndërsa qëndrimet dhe platforma nacionale ndërtohen në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në institucionet e Kosovës që të mbrojmë atë çfarë kemi arritur deri tani, dhe në mënyrë të vazhdueshme të ecim në progres përpara drejt BE-së, në NATO dhe natyrshëm edhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara ku Kosova do të jetë së bashku anëtare me të drejta të plota. Urime të gjithëve, duhet të jemi bashkë”, është shprehur Veseli./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/264709707708046/
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...