Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka uruar Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai ka thënë se ideja e përpjekjeve njerëzore për liri, demokraci dhe shtet të së drejtës lidhet ngushtë me datën e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Kjo është një ditë e rikujtimit të vlerave të mëdha amerikane, mbi të cilat u ndërtuan vizione dhe shpresa për tërë botën demokratike”.
“Kosova ka rrugën e përbashkët të partneritetit dhe miqësisë së përhershme me SHBA-të dhe ne u jemi përjetësisht mirënjohës për gjithë atë që bënë dhe po bëjnë për ne. Urimet më të përzemërta për popullin dhe shtetin amerikan”, ka shkruar Veseli në rrjetin social Facebook.
Era Istrefi në mbështetje të marshit “Drejtësi, jo politikë”
Arne Slot pranon: Liverpool nuk po i përmbush standardet e k...
Policia interviston 14 të dyshuar për manipulim të votave në...
Sekuestrohen mbi 24 mijë euro mbathje sportive të falsifikua...
SHBA dhe Azerbajxhani nënshkruajnë një marrëveshje partnerit...
Basha: Nënkryetarët nesër do të votohen si pako, seanca mbah...