Gazi lotsjellës ka ndërprerë për herë të dytë seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës në të cilën pritet votimi për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.
Në këtë formë, Lëvizja Vetëvendosje, përmes hedhjes së gazit lotsjellës po përpiqet që ta pamundësojë votimin për ratifikimin e demarkacionit, shkruan lajmi.net.
Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thëne se dy deputetë nuk janë mirë me shëndet pas hedhjes së gazit lotsjellës. “Deputeti Ramiz Kelmendi dhe Flora Brovina, nuk janë mirë me shëndet pas hedhjes së gazit”, tha Veseli pas mbledhjes së kryesisë se Kuvendit e cila mori vendim që të përjashtojë nga esenca 5 deputet të Vetëvendosje.
Kujtojmë që deputeti Ramiz Kelmendi është paraqitur me probleme shëndetësore se fundmi dhe nuk kishte mundur që të marr pjesë në seancen e djeshme të Kuvendit.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...