Veseli thekson se ne jemi shpresë për të gjithë qytetarët

09:53 | 4 Tetor 2019
A Z

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëheresh edhe kandidati për kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli, ka theksuar se PDK-ja është shpresë për të gjithë qytetarët, është fuqia qe e ruan Kosovën dhe që e zhvillon dhe e integrimin.

Veseli me një postim në Facebook ka ndarë disa nga momentet e tubimit në Mitrovicë, duke deklaruar: “Mitrovica ka vendosë!”, për zgjedhjet e parakohshme 2019.

Postimi i plotë :

Edhe Mitrovica ka vendosë.

Partia Demokratike të Kosovës është më e bashkuar se kurrë më parë.

Ne jemi shpresë për të gjithë qytetarët. Jemi fuqia që e ruan Kosovën, që e zhvillon dhe e integron.

Kosovës i duhet Qeveria e udhëhequr nga PDK-ja. Kosovës nuk i duhet koalicioni i izolimit dhe korrupsionit, i cili e dëmton partneritetin me miqtë ndërkombëtarë dhe e thellon edhe më shumë izolimin dhe korrupsionin.

Kosovës i duhet një Kryeministër, që bashkëpunon me Amerikën, me Britaninë e Madhe, me të gjitha vendet e Bashkimit Evropian dhe e integron vendin dhe popullin tonë në familjen e madhe euroatlantike.

Votoni Partinë Demokratike të Kosovës. Votoni numrin 112, sepse është zgjedhja e duhur për Kosovën! #PDK112

 

Shpërndaje në rrjete sociale