Në vazhdën e kultivimit të transparencës së institucionit më të lart ligjvënës e përfaqësues të Kosovës, si dhe të komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, takoi sot në kabinetin e tij një grup studentësh të Shkencave Politike të UBT-së.
Kryetari i njohu studentët me punën dhe mënyrën e funksionimit të Kuvendit, rolet dhe funksionet e tij, duke potencuar njëkohësisht, edhe detyrat e obligimet që dalin para deputetëve dhe Kuvendit në përgjithësi, kundruall qytetarëve.
Kryetari Veseli u përgjigj edhe në interesimet e studentëve përkitazi me angazhimet dhe përgjegjësitë e tij në krye të Kuvendit të Kosovës, por edhe për zhvillimet nëpër të cilat po kalon vendi ynë.
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...