Agjenda e takimeve të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në Britaninë e Madhe ka vazhduar me pritjen që atij i ishte rezervuar në Komisionin për Politikë të Jashtme të Parlamentit britanik.
Në takimin me dy anëtarët e këtij Komisioni, Mike Gapes dhe Stephen Gethins, u bisedua për zhvillimet aktuale në vendin tonë, arritjet e Kosovës në procesin e fuqizimit të pozitës së saj në arenën ndërkombëtare, angazhimet për anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara, aderimin në institucionet dhe organizatat ndërkombëtare, si dhe për perspektivën euro-atlantike të vendit tonë.
Kryetari Veseli falënderoi ligjvënësit britanikë për mbështetjen që Britania e Madhe, si vend mik, i ka dhënë dhe po i jep Kosovës në të gjitha këto aspekte, duke theksuar nevojën që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Në takim, u bisedua gjithashtu edhe për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit midis dy parlamenteve dhe komisioneve homologe.
Më pas, kryetari Veseli mori pjesë në tryezën me anëtarë të IPU-së dhe Grupit Parlamentar Britanik në Këshillin e Evropës, të kryesuar nga Nigel Evans dhe Sir Roger Gale.
Kryetari Veseli theksoi se mirëpret përkrahjen e Britanisë së Madhe për anëtarësimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës në Unionin e Parlamenteve Ndërkombëtare, Këshillin e Evropës, si dhe në organizatat tjera që përfaqësohet nga parlamentet.
Po ashtu, kryetari Veseli ka takuar edhe Lordin George Robertson, me të cilin ka diskutuar për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit në mes të Britanisë së Madhe dhe Republikës së Kosovës.
Kryetari Veseli theksoi se rol të veçantë në thellimin e këtij bashkëpunimi kanë miqtë e dëshmuar të Kosovës.
Trump pranon armëpushim dyjavësh me Iranin
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...